Ekzistojnë tri mënyra të dëshmuara që tregojnë nëse dikush është duke ju gënjyer apo jo. Këto janë ato:
GJENDJA E TYRE EMOCIONALE NDRYSHON. Nëse shihni se ata po sillen çuditshëm kur po e thonë atë që po ua thonë, në këtë rast mund ta kuptoni se po ju gënjejnë.
GJUHA E TYRE E TRUPIT NDRYSHON. 55% e komunikimit është gjuha jonë e trupit. Nëse po i kapsitin sytë shpejtë dhe shpesh, ose fare, nuk po bëjnë kontakt me sy me ju, po i vendosin gishtat afër gojës, apo po e ndryshojnë pozicionin e kokës shpejtë, jeni duke dëgjuar një gënjeshtër prej tyre, transmeton Gazeta Express.
TONI I TYRE NDRYSHON PAPRITUR. Rreth 40% e komunikimit tonë vjen nga toni i zërit që e përdorim, jo vetëm nga fjalët. Kur dikush ju gënjen, ata mund të flasin më qetë, të belbëzojnë nga pak, dhe mund ta vëreni se po ju japin më shumë informacion se që duhet, në përpjekje për t’ju bindur.