Sunday, May 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTrençevska: Pensioni minimal prej 18 mijë denarëve është i padrejtë

Trençevska: Pensioni minimal prej 18 mijë denarëve është i padrejtë

Pasi pritën për disa minuta derës së ministrisë dhe pasi që pjesa më e madhe e pensionistëve hoqën dorë dhe filluan të largohen nga protesta, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, pranoi përfaqësues të Bordit iniciatorë të pensionistëve në Maqedoni.

Pasi që i dëgjoi kërkesat e tyre, Ministrja u tha se pensioni minimal prej 18mijë denarëve, është i padrejtë ndërsa rritja lineare është jo-kushtetuese.

Siç thotë ajo, nuk mund të barazohen ato që kanë punuar 15 vjet dhe ata që kanë punuar 40 vjet.

Trençevska tha se vitin e kaluar nëpërmjet një procesi transparent së bashku me Lidhjen e pensionistëve dhe Partisë së pensionistëve e kanë sjellë metodologjinë që siguron harmonizim me shpenzimet për jetesë dhe pagën mesatare. Kjo është rritja reale e pensioneve. Kjo është zgjidhje sistemore që mundëson rritje të vazhdueshme të pensioneve, thotë ajo.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments