Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTre persona nga Struga do të gjobiten me nga 3 mijë euro...

Tre persona nga Struga do të gjobiten me nga 3 mijë euro për mos respektim të orës policore

Tre persona në Strugë kanë bërë vepër penale – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, kumtuan nga PTHP Strugë.

“Ata nuk i kanë respektuar masat dhe vendimet për ndalesë të lëvizjes së popullatës gjatë orës policore më 18 dhe 19 prill të vitit 2020, pa leje, në këmbë ose me automjet kanë lëvizur nëpër qytet”, theksojnë nga prokuroria.

PTHP Strugë me propozimet për dhënien e gjobave kërkoi nga Gjykata që të akuzuarve t’u shqiptojë nga 100 gjoba ditore, me propozim që ta përcaktojë vlerën e gjobave ditore për secilin prej tyre nga 30 euro në kundërvlerë të denarit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments