/div>
Loris
Kupa
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Tre persona hedhin frigoriferin nga kati i tretë i ballkonit duke festuar Vitin e Ri (VIDEO)
Rajoni, Slider

Tre persona hedhin frigoriferin nga kati i tretë i ballkonit duke festuar Vitin e Ri (VIDEO)

Një video në Itali e shpërndarë në Facebook, shfaq tre persona duke hedhur një frigorifer të madh nga dritarja e banesës së tyre.

Videoja është shpërndarë nga kordinatori nacional i partisë “Jeshile”, Angelo Bonelli.

Frigoriferi pas një fluturimi nga tre kate përplaset në tokë mes të qeshurave të autorëve të gjestit dhe atij që po filmonte:

“E dashur Polici e Shtetit, Kuesturë dhe Prokurori e Taranto-s – komenton Bonelli. – E publikoj vetëm këtë video sepse ka një tjetër, madje disa, me një minoren që gjuan me një pistoletë. Këto sjellje duhet të sanksionohen! Nuk mund të tolerohet që qytetarë të mirë të vuajnë këto gjeste të rrezikshme dhe të dhunshme. Besojnë çdo gjë të ligjshme në bazë të mendjemadhësisë së tyre saqë marrin çdo gjë me celularët dhe postojnë video. Qeshin të shkujdesur pa marrë parasysh ata që mund të ishin poshtë në rrugë. Një turp”-, shkruan Bonelli krahas videos.

January 3, 2021

error: Content is protected !!
Struga Ekspres