Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTre jetimë të familjes Elmazi nga Velesi kanë nevojë për ushqim, veshmbathje...

Tre jetimë të familjes Elmazi nga Velesi kanë nevojë për ushqim, veshmbathje dhe kulm mbi kokë! Ndihmoni kush të mundeni! (VIDEO)

Familja e Muharrem Elmazit nga Velesi, kanë nevojë për mbështetjen tonë bamirës, thuhet në apelin e shoqatës Busulla e Bamirësve, të cilët kanë filluar aksion për grumbullimin e ndihmave për babain dhe tre fëmijët jetimë nga Velesi.

Axhi Muharrem jeton vetëm me 3 fëmijët e tij jetimë, pasi bashkëshortja i ka vdekur para një viti.

Derti i axhit Muharem është sigurimi i kulmit për këta jetimë, pasi që shtëpia ku jetojnë nuk është e plotësisht e tij, transmeton Gazeta Lajm.

”Bamirës të ndershëm shpresojmë që hallin e këtyre jetimëve së bashku me ju bashkërisht ta zgjidhim duke ju qëndruar pran në nevojat e tyre. Pavarësisht se ne nuk mund ti ofrojmë atë që kanë nevojë më së tepërmi përkujdesin dhe dashnin e nënës por mund ti lehtësojmë dertin e kësaj bote duke ju gjindur pranë në nevojat parësore që kanë nevoj e në këtë rast është kulmi mbi kokë, pasi që shtëpia ku jetojnë nuk është komplet e tyre. Gjithashtu kjo familje kanë nevojë për gjithçka duke filluar nga veshmbathja e ushqimi.
Faleminderojmë hoxhë Berat Ramadanin që ishte pjesë e jona në mbështetje të këtyre jetimëve. Allahu qoftë i kënaqur me të dhe e shpërbleftë me gjithë mbarësitë e kësaj bote.

Bamirës Allahu ju shtoftë, Allahu ju rujt.

Qofshi të bekuar gjithmonë.

Me rrespekt stafi i Shoqatës #BusullaeBamirësve”, thuhet në apel.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments