Tre shqiptarë dhe një italian u dënuan të premten me burg nga një gjykatë në La Chaux-de-Fonds në Zvicër.
Ata u shpallën fajtor se në intervalin kohor prej katër viteve kishin shitur sasi të konsiderueshme kokaine dhe marihuane në Zvicër.
51 vjeçari kosovar u dënua me tetë vjet burg, kurse prokuroria kishte kërkuar dënim prej 15 vjetësh. Shqiptari i dytë u dënua me 33 muaj burg, kurse i treti me një vit heqje lirie.
Italiani i cili dispononte restorantin ku bëheshin të gjitha planifikimet, u dënua me kusht prej dy vitesh.
Sipas gjykatës, mes viteve 2011 dhe 2015, personat e dënuar kanë kontrabanduar qindra kilogramë heroinë nga Amerika e Jugut në Zvicër. Gjithashtu kontrabandë të qindra kilogramëve të marihuanës nga Shqipëria dhe Kosova në Zvicër.
51 vjeçari shqiptar, i cili konsiderohet nga gjykata si kryesori i grupit, kishte transportuar ilegal 216 kilogramë kanabis, shkruan nau.ch.