Saturday, April 26, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiTrajneri strugan Artim Pollozhani e kthen Flamurtarin në Superligë!

Trajneri strugan Artim Pollozhani e kthen Flamurtarin në Superligë!

“Artim Pollozhani e kthen Flamurtarin në Superligë!

Pas 5 vitesh mungesë, Flamurtari i Vlorës rikthehet aty ku e ka vendin, në Superligën e Shqipërisë! Ekipi kuqezi ka siguruar matematikisht inkuadrimin në elitën e futbollit shqiptar pas fitores me rezultat minimal 1:0 në transfertë ndaj Vorës.

Ky sukses mban vulën e Artim Pollozhanit, i cili me këtë arritje kompleton një cikël të plotë me Flamurtarin. Në të kaluarën ai ishte futbollist i këtij klubi, më vonë drejtor sportiv, ndërsa tani, si trajner, e kthen skuadrën në shoqërinë e më të mirëve.

Flamurtari është rikthyer dhe me Pollozhanin në krye, synimet janë edhe më të mëdha! Natyrisht pritet të shihet nëse palët do të zgjasin bashkëpunimin.
Burimi: Sportmania

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments