Thursday, April 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëTragjike/ Flet infermierja shqiptare që humbi gjashtë anëtarët e familjes nga koronavirusi

Tragjike/ Flet infermierja shqiptare që humbi gjashtë anëtarët e familjes nga koronavirusi

Infermierja e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Zyrafete Basha-Kurti, ka folur për Mediafokus, pasi i humbi gjashtë anëtarë të familjes nga COVID-19 brenda gjashtë javësh, nga Koretini i Kamenicës.

E tronditur nga kjo tragjedi familjare, ajo nuk po mund t’i ndalë lotët, teksa shpreson dhe lutet të takohet me ta në botën tjetër.

Brenda gjashtë javësh, ajo humbi gjyshen, babain, xhaxhain, dy hallat dhe dajën.

“Të humbasësh të dashurit tuaj është sprovë dhe harrimi i tyre është i pamundur, i kujtoj ata dhe sytë lotojnë nga malli për t’i takuar, pastaj natyrshëm lutemi: O Allah! Na bashko ne Xhennet me të gjithë ata që u larguan nga ne! O Allah forcoje çdo zemër që është sprovuar me ndarjen nga të dashurit dhe stolise me durim të bekuar! Pushoni të qetë GJYSHE, BABI, XHAXHI, HALLA dhe DAJË. InshaAllah takomi në Xhennet së bashku siç e kaluam 1 muaj duke u munduar t’ju shpëtojmë nga Covid-19 por fatkeqësisht nuk ia dolëm, se Zoti ju deshti më shumë se ne”, ka thënë Basha-Kurti për Mediafokus.

Basha-Kurti e ka falënderuar Spitalin Regjional të Gjilanit për kontributin e dhënë për familjen.

“Shpresoj që edhe unë të kontriboj për familjet e të tjerëve. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Allahu ju mëshiroftë!”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe, kjo është tragjedia më e madhe familjare brenda nëntë muajve në Kosovë, që prej fillimit të pandemisë COVID-19.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments