Sunday, December 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTragjedia ajrore në Ohër që mori 115 jetë njerëzish

Tragjedia ajrore në Ohër që mori 115 jetë njerëzish

20 nëntori i vitit 1993, ishte datë kobzezë për 116 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit të rrëzuar, ndër të cilët ishin katër pilot rus, dy stjuardesa dhe dy stjuard nga Maqedonia dhe 108 udhëtar, ku 80% ishin kosovar dhe 20 % ishin shtetas të Maqedonisë.

Duhet thënë se ndër 108 udhëtarët, një kishte shpëtuar gjallë dhe sipas informacioneve të atëhershme ishte nga Uzhica e Serbisë, dhe ishte transportuar në spital, por kurrë më nuk është dëgjuar për atë.

Aeroplani “JAK 42 D (Yakovlev)” me kodin identifikues “RA-42390” i kompanisë “Saravia-Saratov Airlines” huazuar nga kompania “Avioimpex”, ditën e kobshme më 20 nëntor të vitit 1993, fluturonte nga Zvicra, nga Gjeneva drejt destinacionit në Shkup, por për shkak të kushteve atmosferike, mjegulës së dendur, aeroplani është riorjentuar drejt aeroportit të Ohrit.

Aeroplani “Yakovlev 42D” i huazuar nga kompania “Avioimpex”, me targën identifikuese RA-42390, pasi ka mbërritur në afërsi të aeroportit të Ohrit, rreth orës 23.30, për shkaqe edhe sot e kësaj dite të pazbardhura plotësisht, por supozohet se në pyetje ka qënë komunikimi i pakuptueshëm ndërmjet kontrollit të fluturimit në Ohër dhe ekuipazhit, ka devijuar marshutën dhe është përplasur në kodrën “Trojani” mbi fshatin Orovnik dhe Llakoçerje, afro dy kilometra larg aeroportit të Ohrit, me ç’rast është përfshirë në flakët që e kanë shkrumuar tërësisht. Është për tu habitur, se po ky aeroplan, gjatë ditës ka fluturuar një herë në relacionin Cyrih-Ohër-Cyrih!!!

Ishte tragjedia më e madhe ajrore që kishte ndodhur ndonjëher në Maqedoninë e pavarur dhe siç është bërë atëhere e ditur, nga 116 udhëtar dhe anëtar të ekuipazhit, ku vetëm një kishte mbetur gjallë, 80 % ishin shtetas të Jugosllavisë-sepse Kosova akoma ishte nën jurisdikcionin e Jugosllavisë së Millosheviqit. Poashtu vlen të përmenden edhe dy shtetas të huaj, zyrtar të të organizatave humanitare “Equilibre” dhe Komisariatit të Lartë për Refugjat të Kombeve të Bashkuara.

Më kujtohet ajo natë nëntori që mori jetën e 115 personave-udhëtar dhe anëtar të ekuipazhit dhe kam qënë (për fat të keq apo për fat të mirë të informimit) gazetari i parë që kam mbërritur ne vendin e ngjarjes rreth orës 2.50 minuta të mëngjesit të datës (natës ndërmjet 20-21 nëntor), duke u ngjitur lartë me ekipin mjekësor të Spitalit të qytetit të Strugës, ku ishin tubuar gjithë personeli mjekësor, dhe kam parë me sytë e mi ato pamje morbide në atë teren të papërshtatshëm, ku banorët e Orovnikut dhe Llakoçerjes, së bashku me disa ushtar, përpiqeshin ti shuajnë kufomat që digjeshin flakë. Ekipet mjekësore nga Ohri e Struga, ushtarët dhe policia kanë transportuar kufomat shumica e të cilave ishin të karbonizuara në një qendër ku më pastaj do të bëhej identifikimi nga ekipet mjekoligjore.

Thuhej se për sa i përket aspektit të teknologjisë së navigacionit në aeroportin e Ohrit, çdo gjë ka qënë në rregull, por faji u lihet pilotëve që nuk kanë respektuar procedurat e sigurisë në komunikacionin ajror si dhe ato të aterimit, sepse shikueshmeria atëhere ka qënë relativisht e mirë, rreth 15 km. janë gjetur menjëherë dy kutitë e zeza “Flite recorder”, që më vonë janë dërguar prodhuesit të aeroplanit, në Rusi për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie.

Ato ditë të nëntorit, Struga me rrethinën e sajë, edhe një herë dëshmoi humanitetin dhe solidaritetin shqiptar, duke hapur dyert dhe shtëpitë për të gjithë familjarët nga Kosova dhe Maqedonia që kishin ardhur për ti tërhequr kufomat e të afërmve të tyre të kësaj tragjedie. Identifikimi i kufomave zgjati disa ditë, dhe struganët ishin krah për krah me familjarët e të ndjerëve, gjë për të cilën u faleminderuan publikisht nga Qeveria e Përkohshme e athershme e Kosovës dhe të gjithë familjarët e viktimave.

Vlen të theksohet edhe rasti i ministrit të athershëm të transportit gjatë periudhës së vitit 1993, Antonio Peshevski, i cili si akt moral për shkak të tragjedisë ajrore që ndodhi në rajonin e Ohrit, kur më 20 nëntor të vitit 1993, në afërsi të aeroportit të Ohrit, mbi fshatin

Llakoçerje, u përplas aeroplani “JAK 42- D”, kur humbën jetën 115 udhëtar dhe anëtar të ekuipazhit, aid ha dorëheqje të parevokueshme.

Kjo ka qënë dhe mbetet dorëheqja e vetme nga viti 1990 si akt moral i një ministri, i një zyrtari të Qeverisë së maqedonisë, që ndjeu përgjegjësi morale para popullit.

Mehmet Latifi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!