Monday, February 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeMaqedoniTragjedi: Plagoset për vdekje 41 vjeçari (FOTO)

Tragjedi: Plagoset për vdekje 41 vjeçari (FOTO)

Ejup Kasumi, 41-vjeçar nga fshati Sllupçan i Komunës së Likovës ka ndërruar jetë sot rreth orës 12:30, në malet e fshatit Izvor, shkruan gazeta KOHA.
41-vjeçari, sipas raportit të parë të policisë, si dhe dëshmitarëve në vendngjarje, ka mbetur i vrarë pasi një plumb i pushkës së gjuetisë e ka goditur në anën e djathtë të gjoksit.

“Të dhënat e para dhe pozita e armës dhe e trupit tregojnë se tashmë i ndjeri është vetëplagosur. Me gjasë ka rrëshqitur”, thonë policët që po kryejnë hetimin në vendngjarje. Pushka e gjuetisë së të ndjerit shihet të jetë e thyer, me çka dëshmohet se bëhet fjalë për tragjedi.
Ejupi është vëllai i dëshmorit të UÇK-së, Harun Kasumi, ndërsa pas vetes ka ĺënë dy fëmijë të mitur: Harun dhe Shaqir Kasumin.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments