Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTragjedi: Nga aksidenti i rëndë në Itali vdes 40-vjeçari shqiptar, baba i...

Tragjedi: Nga aksidenti i rëndë në Itali vdes 40-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve


Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një 40-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Riviera Berica të Italisë. Sipas mediave italiane, shqiptari udhëtonte me një automjet Volkswagen Golf që u përplas me një Mercedes GLC.

Përplasja mes dy automjeteve ishte e fortë, gjë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme 40-vjeçarit shqiptar. Ndërsa shoferi i Mercedesit mbeti i plagosur në gjendje të rëndë. Ky i fundit është pronar i një karburanti në atë zonë, ndërsa shqiptari ishte banor në po të njëjtën zonë. Hetuesit thonë se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i një prej automjeteve.

Qarkullimi në këtë segment rrugor u bllokua për disa orë për shkak të aksidentit të rëndë, ndërsa lëvizja e mjeteve u orientua në një rrugë dytësore. Identiteti i shqiptarit që humbi jetën në aksident nuk është bërë publik, por mediat italiane raportojnë se ai ishte me profesion punëtor.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments