Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTragjedi në Zvicër: Rrëzohet avioni, ka dhjetra tē vdekur

Tragjedi në Zvicër: Rrëzohet avioni, ka dhjetra tē vdekur

20 persona kanë humbur jetën pasi një avion i vjetër i luftës së Dytë Botërore u rrëzua në një zonë malore në Zvicër. Avioni, një “Junker JU-52 HB-HOT” mbante 17 pasagjerë dhe tre pjesëtarë të ekuipazhit në një udhëtim turistik.

Operatori Ju Air tha se ishte i trishtuar nga lajmi dhe se kishte hapur një linjë ndihme për të afërmit e viktimave.

Kompania ka pezulluar tani të gjitha fluturimet deri në një njoftim të dytë. Shkaku i aksidentit ndërkohë është ende i panjohur. Një dëshmitar okular tha për mediat zvicerane se avioni kishte bërë kthesë 180 gradë drejt jugut dhe kishte rënë në tokë si një gur. avioni u rrëzua në një faqe mali rreth 2540 metra mbi nivelin e detit.

Avioni i epokës ishte prodhuar në gjermani në vitet 1930. Ju Air organizon udhëtime turistike me skuadronin e saj të avionëve të prodhuar në gjermani. Ndërkohë, në një tjetër aksident ajror të shtunën, një familje prej katër personash, përfshirë dy fëmijë, humbën jetën kur një avion i vogël. u rrëzua në Zvicrën qendrore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments