Thursday, December 25, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTragjedi në Zvicër: Humb jetën shqiptari nga Maqedonia

Tragjedi në Zvicër: Humb jetën shqiptari nga Maqedonia

- Advertisement -

Gjatë punimeve të një shtëpize kopshti në Gwatt të Kantonit të Bernës, të hënën është lënduar rëndë një person. Një ditë më pas, ai ndërron jetë në spital.
Dramë e vërtetë është zhvilluar të hënën në një sipërmarrje për ndërtimin e kopshteve në Gwatt, në afërsi të Thunit në Zvicër. Një shtetas 56-vjeçar ka qenë i angazhuar në punimet e një shtëpize kopshti, me ç`rast ai është rrëzuar dhe pëson lëndime të rënda trupore.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spital, ku një ditë më pas ndërron jetë, shkruajnë mediet zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Sipas hetimeve fillestare të policisë zvicerane nga Kantoni i Bernës, shtetasi i Maqedonisë me vendbanim në Solothurn, është rrëzuar nga shkallët.

Shkaku i saktë aksidentit është në hetim e sipër, ndërsa policia i ka filluar hetimet. (Shtegu.com)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!