Thursday, May 15, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTragjedi në Shkup, një grua vritet me thikë

Tragjedi në Shkup, një grua vritet me thikë


Një grua është vrarë sonte në lagjen Shuto Orizarë të Shkupit, njofton 24 Info, transmeton SHENJA.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22: 30 minuta. E ndjera 31 vjeçare ka pësuar pas rrahjes mes dy kushërinje. Gjithçka ka filluar derisa kanë qenë duke pirë në oborrin e njërit prej tyre.

Njëri prej tyre është larguar dhe është kthyer sërish me thikë në dorë, ndërsa gruaja e njërit prej kushërinjve është përpjekur që t’i ndajë dhe qetësojë, ndërsa gjatë rrahjes, tashmë e ndjera është goditur me thikë dhe ka vdekur në vend. Pas vrasjes ka intervenuar policia dhe i ka arrestuar të dy kushërinjtë pjesmarrës në rrahje.

Vrasja është konfirmuar edhe nga MPB-ja.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments