Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaTragjedi në Itali/ Makina përplaset me autobusin, humbin jetën 5 të rinj...

Tragjedi në Itali/ Makina përplaset me autobusin, humbin jetën 5 të rinj (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali në orët e vona të mbrëmjes në Rezzato, qytet në provincën e Brescias duke u marrë jetën 5 të rinjve.

Një makinë dhe një autobus janë përplasur, dhe për pasojë pesë të rinj kanë humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes nga përplasja tragjike.

Makina ku udhëtonin të rinjtë ka qenë në korsinë e gabuar dhe i ka dalë para autobusit, i cili po vinte në drejtim të kundërt.

I plagosur lehtë shoferi i autobusit, tha se u gjend përpara makinës dhe nuk mundi të shmangte përplasjen.

Viktimat ishin nga mosha 17-22 vjeç. Dennis Guerra , 20 vjeç nga Sabbio Chiese, El Harram Imad , gjithashtu 20 vjeç, nga Preseglie ; Natiq Imad , 20 vjeç, nga Pertica Bassa; Natiq Salà , 22 vjeç, nga Vestone dhe Irene Sala , 17 vjeç.

Zjarrfikësit punuan gjatë për të nxjerrë trupat e të pestëve nga makina plotësisht e shkatërruar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments