Tuesday, March 25, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaTragjedi në Francë: 4 fëmijë të vdekur nga përplasja e autobusit me...

Tragjedi në Francë: 4 fëmijë të vdekur nga përplasja e autobusit me trenin (FOTO)

4 të mitur humbën tragjikisht jetën ditën e sotme në Francë, kur një tren dhe një autobuz shkolle u përplasën.

Ngjarja ndodhi në Millau, në Pirenej në jug-perëndim të Francës, afër kufirit me Spanjën. Raportohet se viktimat janë fëmijë të moshës 13-17 vjeç.

Në autobusin e shkollës ndodheshinn 19 persona, ku shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Në tren ndodheshin 25 persona, të cilat janë plagosur lehtë. Nga përplasja e fuqishme me trenin, autobusi është ndarë në dy pjesë.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kërkuar mes rrënojave për të nxjerrë viktimat. Treni është përplasur me pjesën e pasme të autobusit, i cili dyshohet të ketë hyrë në kalimin hekurudhor edhe pse barrierat ishin duke u ulur.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments