Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTragjedi e madhe: Shpërthen bombola e gazit në Kumanovë, 3 të vdekur...

Tragjedi e madhe: Shpërthen bombola e gazit në Kumanovë, 3 të vdekur dhe 6 të plagosur


Një bombël gazi ka shpërthyer këtë mëngjes në një shtëpi në fshatin Ramanli të Kumanovës duke shkatuar më pas një zjarr të madh dhe si pasojë ka lënë 3 të vdekur dhe 6 të plagosur.

Sipas informacioneve fillestare nga MPB, tre persona vdiqën në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup.

Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po kryejnë inspektime në terren.

Më shumë informacion mbi vendin e ngjarjes dhe shëndetin e të dëmtuarve do të mësohet gjatë gjithë ditës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments