V. Bllaca është femra që dyshohet se ka kryer vrasjen makabre në Gjilan. Indeksonline mëson se ish zyrtarja policore ka vrarë anëtarët e një familje, prindërit dhe dy vëllezër.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se V. Bllaca ka vrarë në paraditën e sotme katër persona, për tu vetvrarë më pas.
V.Bllaca ishte suspenduar nga detyra si police që kishte mbajtur më herët për shkak të disa problemeve psiqike.
Ajo kishte marrë detyrë të re pas suspendimit si staf civil./Indeksonline/