Tragjedi e madhe në Mal të Zi / Polici vret gruan, djalin 12 vjeçar dhe më pas vetëvritet

0
3218

Mali i Zi u trondit nga një tragjedi e tmerrshme familjare, shkruan Struga Ekspres.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Mbrëmë rreth orës 01:00 pas mesnate, M.D.(51) nga Podgorica ka vrarë me armë zjarri gruan e tij V.D.(49) dhe djalin e tij të mitur 12-vjeçar dhe më pas është vetëvrarë.

Siç shkruajnë mediat malazeze, M.D është punonjës në pension i Departamentit të Policisë.

Hetimin në vendngjarje e ka kryer prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë me pjesëmarrjen e ekspertëve balistikë dhe zyrtarëve të Departamentit të Sigurisë në Podgoricë. M.D. ishte punonjës në pension i Departamentit të Policisë, dhe V.D. edukatore – njofton Drejtoria e Policisë.

Sipas informacioneve të disponueshme, arma e përdorur si mjet për kryerjen e këtij krimi ishte në pronësi private. Në vendngjarje janë gjetur edhe dy armë zjarri të tjera, të cilat policia do të konstatojë nëse janë në pronësi të ligjshme.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5