Tragjedi e madhe në Kosovë: 3 të vdekur dhe 9 të lënduar nga aksidenti me makinë

0
24

Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë në aksin Podujevë-Prishtinë. Mediat vendase bëjnë me dije se dy persona kanë vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa personi i tretë ka vdekur në QKUK, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor, bashkë me 8 të lënduarit e tjerë.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se nga aksidenti i djeshëm ku ishin të përfshira tri makina, kanë mbetur të lënduar edhe tetë persona tjerë.

“Podujevë, 09.01.2022 – 09:35. Në rrugën nacionale Podujevë–Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale, në të cilin kanë qenë të përfshira tri vetura me targa vendore. Si pasojë e aksidentit dy meshkuj kosovarë kanë vdekur në vendin e ngjarjes dhe një tjetër gjatë trajtimit në QKUK, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe 8 persona tjerë meshkuj, 7 prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Austrisë”, ka bërë të ditur policia.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore dhe ndihmës së shpejtë ka dalë edhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar policia./ Express


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5