Fluturim për tu mbajtur mend ka qënë ai i mbrëmshmi nga Gjermania drejt Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për relacionin nga Këlni drejt Shkupit, ku gjatë një pjese të madhe të fluturimit ka pasur turbulenca të fuqishme, që kanë zgjatur më shumë seç duhet, shkruan in7.
Dridhje te fuqishme, frikë, panik, vjellje e deri edhe në alivanosje të njërit prej udhëtarëve që ishte brenda aeroplanit të nje kompanie të njohur.
Për shkak se kemi dërguar pyetje zyrtare për tu deklaruar rreth këtij rasti nga kompania në fjalë, nuk do ta tregojmë emrin e saj me qëllim të mosprishjes së imazhit, pasi shkaqet mund të mos lidhen direkt me aeroplanin dhe kompaninë.
Siç meson in7 nga pasagjerët e aeroplanit, jashtë ka pasur erë dhe askush prej tyre nuk dyshon se mund të ketë pasur lidhje me ndonjë problem teknik të aeroplanit.
“U tmerruam. Shkundjet ishin të mëdha dhe zgjatën shumë. Në një moment verejta se dikush ishte rrëzuar dhe stjuardesat po i jepnin ndihmë. Nuk më kishte ndodhur më parë kjo gjë” – thotë për in7 njëri nga udhëtarët, i cili edhe na dërgoi këto fotografi dhe videon më poshtë.