Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKushtet e reja për në BE, Bujar Osmani: Kritikat nuk janë për...

Kushtet e reja për në BE, Bujar Osmani: Kritikat nuk janë për Maqedoninë (VIDEO)

Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, konsideron se vërejtjet e presidentit francez Makron në fushën e reformave në gjyqësor, nuk vlen për Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, puna e bërë deri më tani  me reformat nuk mund të hidhet poshtë.

Nuk mund të bien në ujë, sepse legjislacioni  evropian është ai, ato sigurisht se janë punë të kryera dhe duhet të vazhdojnë më tutje. Ajo çka është me rëndësi është që  çështja e sundimit të ligjit, shtetit të së drejtës apo kapituj 23-24 tani në fushat e reja do të jenë të përhershme, që nga bisedimet deri në anëtarësim të plotë, por me atë që të garanton një qëndrueshmëri edhe pas anëtarësimit në BE. Kjo për shkak se disa vende pas anëtarësimit, disi relaksohen- deklaroi Bujar Osmani- zv.kryeministër për Çështje Evropiane.

Osmani, thotë se me rëndësi të veçantë është që me miratimin e metodologjisë të jepet edhe data për fillimin e bisedimeve.

Ajo çfarë është me rëndësi është që Këshilli Evropian kur të aprovoj këtë metodologji, të aprovojnë edhe fillimin e bisedimeve dhe kjo është shumë me rëndësi që të ndërlidhet. Po qe se ka një shkëputje për metodologjinë dhe fillimin e bisedimeve, neve na fut përsëri në një paqartësi të re. 08:33 Fakti që konfirmohet anëtarësimi i plotë si e vetmja rrugë, fakti që procesi nisi dhe që mundësohen fonde strukturore, është diçka e re dhe pozitive për vendin- theksoi Bujar Osmani.

Ndryshimi i mundshëm i qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit të ardhshëm, sipas Osmanit, nuk guxon të devijojë rrugëtimin apo të ngadalësojë dinamikën e reformave.

Ne kemi konsensus, 80% është pëlqyeshmëria e qytetarëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që nënkupton se të gjitha partitë politike duhet të realizojnë  qëllimet strategjike të elektoratit vet dhe qytetarëve të vet. Absolutisht ne nuk guxojmë të japim përshtypjen se ndryshimi i Qeverisë, do të devijonte rrugëtimin tonë ose do të ngadalësonte zbatimin e reformave- shtoi Osmani.

Numri dy i Qeverisë nuk precizon se cilat pika të kësaj metodologjie mund të kenë impakt negativ në rrugëtimin e vendit drejt BE-së, por shton se në këtë dokument ka shumë paqartësi, andaj si Qeveri kanë kërkuar që të kyçen në përgatitjen e të njëjtit. Osmani, edhe pse konsideron se institucionet evropiane kanë shumë pak kohë në dispozicion për implementimin e kësaj metodologjie, shpreson se e njëjta do të realizohet brenda afateve të përcaktuara ne non-pejpër.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments