Thursday, April 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniThirrje masive për protestën e nesërme për rastin e Almir Aliut (FOTO)

Thirrje masive për protestën e nesërme për rastin e Almir Aliut (FOTO)

Kryetarja e Komunës së Haraçinës dhe ai i Gostivarit, partia në pushteti Bashkimi Demokratik për Integrim, opozitaret shqiptare Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët si dhe institucione të tjera dhe shoqata studentësh e nxënësish kanë dalë në mbështetje të protestës së nesërme për rikualifikimin e lëndës së Almir Aliut që do të mbahet nesër para Qeverisë së Maqedonisë me fillim prej orës 13:00, njofton Portalb.mk.
Për protestën në fjalë thirrje ka bërë kryetarja e Komunës së Haraçinës, Milikije Halimi e cila njëkohësisht ka njoftuar se ka organizuar dy autobus për bartjen e qytetarëve nga Haraçina deri para objektit të Qeverisë së Maqedonisë.

“Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Haraçinës, se kryetarja Milikije Halimi bën thirrje që me datën 21.03.2018 t’i bashkëngjitkemi protestës para Qeverisë së Maqedonisë në Shkup për rastin e Almirit. Të gjithë ata që kanë dëshirë t’i bashkohen kësaj protestë të mërkurën në ora 11:30 të vinë afër Komunës ku do të bëhet nisja me dy autobusë. Mos të lejojmë që vrasësit e Almirit të shëtisin lirshëm. Mos të lejojmë pa u dënuar vrasja e Almirit të vogël, bashkohu edhe ti për Almirin”, thuhet në thirrjen e kryetares së Komunës së Haraçinës.

Thirrje për mbështetje të protestës ka bërë edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot në protesën para Komunës së Gostivarit.

“Ju ftoj që të merrni pjesë në protestën e nesërme për Almir Aliun. Nesër edhe unë do të jem në Shkup”, tha Taravari./Gazeta Express/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments