Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniThaçi uron Ditën e Alfabetit shqip

Thaçi uron Ditën e Alfabetit shqip

Sot përkujtojmë 110 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Manastirit, një datë e kaluarës sonë të lavdishme ku u themelua Alfabeti i përbashkët shqip. Prej vitit 2007 shqiptarët e Maqedonisë e festojnë këtë festë të rëndësishme kombëtare si festë shtetërore, me meritë të Partisë Demokratike Shqiptare.

Është obligim i secilit prej nesh që të vazhdojmë misionin tonë kombëtar duke kultivuar vlerat mbi të cilat është ndërtuar kombi ynë, me çka do të forcojmë bashkëpunimin shpirtëror të shqiptarëve.

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare t’iu uroj gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare

Menduh Thaçi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments