Saturday, July 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniThaçi: LEN-i mos të kapet me media por le të zgjedhin një...

Thaçi: LEN-i mos të kapet me media por le të zgjedhin një debat televiziv edhe dalim e ballafaqohemi me fakte…

Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet Bashkimit Demokratik për Integrim, Partisë Demokratike Shqiptare si dhe Partisë Demokratike Europiane, zgjerim ky i cili vjen dita ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe me Lëvizjen Populli.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në pyetjet e gazetarëve lidhur me sulmin e opozitës shqiptare mbi mediat dhe gazetarët, tha se ata vetëm le të zgjedhin televizion dhe emision ku mund të bëjmë debat, jo veprime të tjera.

“Unë opozitës shqiptare LEN-it, i them që mos të kapet me media sepse siç tha z.Ahmeti është luftë e humbur. Ata krejt çfarë mund të bëjne është të zgjedhin televizionin, se ku ata duan, emisionin dhe të bejmë një debat ashtu siç duhet. Nëse Taravari do debat me dikend të PDSH-së ateherë shkoj unë ballafaqohem me atë, nëse Izeti do me BDI-në, shkon Aliu, ose e çojmë Artanin se atë e kanë ma inat…”, deklaroi Thaçi. /indeks.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments