Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTeza për Kushtetutë qytetare, e rrezikshme, thotë Osmani

Teza për Kushtetutë qytetare, e rrezikshme, thotë Osmani

Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani në panel diskutimin e sotëm, me profesorë universitar në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe tendencave politike për ta minuar të njëjtën, theksoi se heqja e tërë komuniteteve nga kushtetuta do të thotë rikthim i demokracisë së shumicës, ku mbivotimi dhe majorizimi është dominues.

“Unë mendoj që teza për kushtetutë qytetare ose kushtetutë ku njësia themelore e formimit të shtetit ose shoqërisë është vetëm individi, e jo dhe kolektivi, si njësi formuese e shtetit, është rreziku më i madh që mund t’i ndodh shtetit dhe është abrogim i plotë që mund t’i ndodh Marrëveshjes së Ohrit”, tha Osmani.

“Heqja e tërë komuniteteve nga kushtetuta d.m.th. rikthimi i demokracisë së shumicës, ku mbivotimi dhe majorizimi është dominues. Mbivotimi dhe majorizimi sjellë në asimilim të grupeve tjera te shumica”, përfundoi Osmani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments