Teuta Hoxha- Imeri lindi në vitin 1986 në Strugë. Shkollën fillore dhe të mesme e mbaroi në Strugë, ndërsa diplomoi në Fakultetin e Artit Figurativ në Shkup, dega Disenj – Grafik,e cila sot është një grafiste e talentuar dhe profesioniste,shkruan Struga Ekspres.
Ajo pas vetes ka një sërë ekspozitash personale në Maqedoni por gjithashtu ka marrë pjesë edhe në disa eskpozita kolektive jashtë vendit si Bienalja e 13-të ndërkombëtare për grafikë (miniatura) në Poloni në vitin 2008 dhe Bienalja e 14-të ndërkombëtare për grafikë (miniatura) po në Poloni në vitin 2009.
Ja 6 ekspozitat personale të Teuta Hoxhës
2009-Galeria Tocka-Shkup
2011-Galeria QIK-Shkup
2011-Galeria Vangel Koxhoman -Struge
2014-Galeria QIK-Shkup
2014-Galeria Qik-Sofje-Bullgari
2014-Galeria Kult-Gostivar
Ndërsa në ekspozitat kolektive ka marrë pjesë në Shkup,Struge Poloni Gostivar Manastir etj.
Në vitin 2002 në Struge u organizua “Miss Mjellma” e Liqenit ku Teuta Hoxha u kurorëzua me këtë titull ,mbas vitit 2002 u mbajtë edhe 4 vite rreshtazi e u mbyll si eveniment per shkak te mjeteve financiare.
Nga ky eveniment mori pjesë në Miss Kosova dhe mori çmimin e Miss Fotozhenia dhe në vitin 2003 në Miss Albania ku mundi të futej ne finale, në 5-en e fundit.
Nga Miss Kosova vazhdoi për në Brazil ku zhvilloheshin gara per Miss Queen 2003,aty u kurorëzua me vendin e pare,pra duke fituar trofeun e “MISS Queen”.
Në vitin 2003 në Miss Erth ne Filipine rrembeu dy çmime,atë të Miss mediat dhe Miss Talenti.Gjatë këtyre viteve është marrë me sfilata të ndryshme,ketu dhe jashtë vendit ka patur bashkëpunim dhe me fotografin e mirënjohur Fadil Berisha .
“Mbasi fillova studimet në Shkup në Fakultetin e Arteve, dega Grafik u shkeputa nga kjo avanturë dhe nisa karrieren time si Grafiste.Jetojë ne Shkup me nje familje te mrekullushme e cila me perkrahë maksimalisht ne profesionin tim,sepse unë dhe bashkëshorti jemi të dy brenda fushës së artit,tregon për Struga Ekspres,Teuta Hoxha-Imeri.
Teuta Hoxha është bashkëshortja e këngëtarit të mirënjohur nga Shkupi Mustafa Imeri-Tafa,të cilët kanë dhe fëmijë,Lisin dhe Artin.