Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiTestohen në Shqipëri tre raste të reja të dyshuar për koronavirus

Testohen në Shqipëri tre raste të reja të dyshuar për koronavirus

Deri më tani Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 3 raste të reja janë testuar ditën e djeshme për shkak se kanë shfaqur shenja të koronavirusit.

Këta persona kanë rezultuar të gjithë negativë për virusin vdekjeprurës. Ministria i bën thirrje personave që kanë udhëtuar në zonat e prekura të vetëkarantinohen për 14 ditë, ose të telefonojnë në numrin 127 për të treguar nëse kanë apo jo shenja të virusit, apo nëse kanë pasur kontakt me persona të prekur.

“3 raste kanë rezultuar negativ. Janë testuar 29 raste të cilat kanë rezultuar negativë. Po kryhet monitorimi për të gjithë ata që hyjnë në Shqipëri. Ata që kanë ardhur nga rajonet e prekura të vetëkarantinohen për 14 ditë. Qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura të telefonojnë në numrin 127”, tha Eugena Tomini.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments