Wednesday, April 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniTërmet në Turqi, 7 të vdekur dhjetëra të plagosur

Tërmet në Turqi, 7 të vdekur dhjetëra të plagosur


Një tërmet me magnitudë 5.9 i shkallës Rihter goditi kufirin e Turqisë me Iranin herët në mëngjes.

Ministri i brendshëm turk Sulejman Soylu njoftoi se 7 persona, 4 të rritur dhe 3 fëmijë, vdiqën në fshatrat e rrethit Başkale të Vanit si pasojë e shembjes së ndërtesave e dhjetëra të plagosur.

Tërmeti ndodhi rreth orës 08.53 dhe epiqendra ishte qyteti Hoy i Iranit. Tërmeti, 5.22 kilometra i thellë, gjithashtu u ndje rëndë në rrethin Yüksekova të Hakkarit, 4.75 kilometra nga epiqendra. Tërmeti u ndje në provincat kufitare Idır, Kars dhe Ağrı dhe Van, si dhe Hakkari.

Në Iran, askush nuk humbi jetën.

Pas tërmetit 5.9, pati edhe 6 paslëkundje të tjera me madhësi midis 2.3 dhe 3.9.

“Ekipet e shpëtimit u dërguan. Deri më tani nuk kemi raporte për dëme apo viktima në zonë, e cila ndodhet në provincën iraniane të Azerbajxhanit Perëndimor dhe nuk është e banuar, ” i tha një zyrtar iranian televizionit shtetëror.

TRT raportoi se ekipet e inspektimit ishin dërguar në zonë për evidentimin e dëmeve.

Kishte gjithashtu raporte për shembje të ndërtesave në qytetin turk të Van.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments