Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTërësisht bllokohet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, ja pse

Tërësisht bllokohet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, ja pse

Komunikacioni hekurudhor për mallra dhe për udhëtarë është ndërprerë tërësisht për shkak protestës së të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport të cilët kërkojnë pagesën e pjesës së dytë nga paga e tetorit, transmeton Express.
Pas bllokimit të transportit hekurudhor të mallrave që filloi dje pasdite, prej sonte në mesnatë nuk qarkullojnë as trenat për udhëtarë.

“Ka nisur vetëm treni i mëngjesit nga Shkupi për në Gjevegjeli, nga një i punësuar që nuk e ka respektuar marrëveshjen, ndërsa në relacionet tjera nuk zhvillohet qarkullim”, deklaroi për MIA-n Dushko Çakarovski, makinist në Hekurudhat e Maqedonisë SHA Transport.

Çakarovski thotë se protesta me bllokim të qarkullimit do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre. Siç pohon, nga Qeveria u është thënë se do të ketë takim, por fillimisht të normalizohet qarkullimi, që për ato nuk ka qenë e pranueshme.

Sipas deklaratave të të punësuarve të përfshirë në ndërprerjen e qarkullimit hekurudhor, pas protestës qëndrojnë organizatat sindikale.

Menaxhimi i HM Transport dje përmes një kumtese informoi për ndërprerjen e qarkullimit, njëkohësisht duke kumtuar se punohet për normalizim të qarkullimit të mallrave dhe të udhëtarëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments