Xhabir Hamiti
Teologu Xhabir Hamiti, përmes një shkrimi ka sqaruar thashethemet se ‘në haxh duhet të shkosh sa më i vjetër’ në mënyrë që ‘të të falen mëkatet e jetës’.
Hasani ka deklaruar se në Kosovë është krijuar një bindje se njeriu gjatë jetës mund të bëjë shumë mëkate, por të gjitha këto mund t’i fshijë me shkuarjen e tij në Qabe.
Ja shkrimi i plotë i tij:
PËRCEPTIMI I GABUARA APO I QËLLUAR PËR HAXHIN !
Mos shko tani haxhi se ende je i ri, që do të thotë: Ti duhet të shkosh në moshë më të vjetër, apo sa më të shtyrë në pleqëri, në mënyrë që më lehtë të falen gjynahet dhe të mos kesh rast të bësh gabime, sepse atëherë distanca mes moshës së pleqërisë dhe vdekjes është më e shkurtër.
Me fjalë të tjera , në perceptimet besimtarëve imitues dhe i atyre dëgjues pasiv është krijuar bindja se, njeriu gjatë jetës mund të bëjë mëkate e mëkate, ndërsa me rastin e shkuarjes në Qabe ai do të ketë shansin ideal dhe të artë që të pastrohet si loti dhe të kthehet në familjen e vet, ashtu sikur kur e ka lindur nëna fëmijë të pastër engjëll !
Dera e pendimit dhe e lutjes tek Zoti pa dyshim se gjithmonë është e hapur, kudo dhe pa emërim të një vendi të caktuar, mirëpo mendimi dhe besimi i krijuar se, me vizitën e Qabes, një person i lanë të gjitha gjynahet e kësaj bote, dhe se te Zoti është i pastër, është perceptim shumë i gabueshëm!.
HaxhI, dhe as edhe ndonjë rit tjetër fetar dikë nuk e pastron nga haku që ai mund të ketë ushtruar nda të tjerëve në këtë botë, sidomos kur ai është ushtruar me qëllimi dhe paramendim . Mosfalja e një mëkati të paramenduar është rregull edhe fetare edhe ligjore!.
Njeriu mund të jetë i pastruar vetëm nëse është i falur ose i larë paraprakisht nga ata që u ka bërë zullum , kurse për tek Zoti njerëzit nuk e kanë atë kompetencë që të dinë, ose të garantojnë paraprakisht se çfarë Ai vendos për shpirtin bartës të mëkatit ndaj të tjerëve si dhe ndaj Tij!
Haxhi mund të përforcojë fuqishëm bindjen fetare të një besimtari të Islamit, por në asnjë mënyrë nuk është një ibadet garantues blanko i cili përfundimisht e zhvesh një njeri nga të gjitha mëkatet paraprake !.
Zoti e di më së miri