Maqedonasit në Shqipëri me shumë aktivitete e shënuan Ditën e dy Ilindenave nën organizimin Komunës së Pustecit dhe shoqatës maqedonase “Ilinden ,transmeton InfoShqip.com
Ngjarja kryesore u mbajt mbrëmë në sheshin “Goce Dellcev” në Pustec,ku
Kryetari i komunës, Edmond Temelko, në fjalimin e tij theksoi se idealet e dy Ilindenave edhe më andej janë bartës të luftës së gjeneratave të ardhshme.
“ Historia e luftës për të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë është e gjatë dhe e rëndë. Edhe pse gjendemi në tërë Shqipërinë, Qeveria në Tiranë ende na njeh vetëm në rajonin e Prespës. Shpresoj se procesi i demokratizimit të Republikës së Shqipërisë do të mundësoje përmirësimin e të drejtave të maqedonasve, grekëve, vllehve, romëve, serbëve, malazezëve dhe egjiptasve”, deklaroi Temelko.