Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaTë shtëna me armë në Malmo të Suedisë, humb jetën një person

Të shtëna me armë në Malmo të Suedisë, humb jetën një person


Një adoleshent humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë si pasojë e të shtënave me armë në qytetin jugor suedez Malmo, deklaroi policia.

Dy adoleshentët ndodheshin në një piceri kur nisën të shtënat. Njëri nga djemtë u dërgua në spital me ambulancë, ndërsa tjetri mbërriti atje me një makinë private.

Autoriteti shëndetësor rajonal “Rajon Skane” njoftoi sot se njëri prej adoleshentëve kishte humbur jetën, ndërsa tjetri ishte plagosur rëndë. Ata ishin rreth moshës 15-18 vjeç.

Piceria ndodhej në sheshin qendror të lagjes ”Mollevangen” në Malmo, që vitet e fundit ka është përmendur për shkak të bandave të dhunshme.

Motivi i të shtënave ende nuk është mësuar.

Policia deklaroi se nuk është bërë asnjë arrestim, por ata po rrisin kontrollin në zonë dhe po intervistojnë dëshmitarët. Gjithashtu po analizohen dhe pamjet e kamerave.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments