Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTë punësuarit në sektorin publik të shtunën do të pastrojnë 20 lokacione...

Të punësuarit në sektorin publik të shtunën do të pastrojnë 20 lokacione në Shkup

– Aksion për pastrimin e 20 lokacioneve në Shkup në të cilin do të përfshihen të punësuarit në sektorin publik do të mbahet të shtunën dhe në këtë mënyrë do të punohet dita që ishte ditë jopune këtë vit, 2 janari.

Siç informon ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski në konferencën e sotme për shtyp në çdo lokacion do të sigurohen ekipe të ndërmarrjeve publike të qytetit, shërbime përkatëse profesionale dhe mjete që do t’u ndihmojnë njerëzve të cilët do të pastrojnë.

Lokacionet në të cilat do të zhvillohet aksioni janë liqeni Treska në Saraj, Akvedukti “QS “Boris Trajkovski”, Kalaja, Muzeu i Artit Bashkëkohor, kazerma “Ilinden”, bulevardi jugor “Bihaqka”, shkolla shtetërore për kulturë fizike “Metodija Mitevski Brico”, stacioni hekurudhor dhe i autobusëve, rruga “Xhon Kenedi”, afër Kuvendit, e gjithë rruga “Maqedonija”, QKM dhe TVM, kazerma “Goce Dellçev”, rruga “Derid Bajram”, rruga “Aleksandar Urdarevski”, Spitali i Evropian i syrit, rruga “Industriska” në Gazi Babë dhe i gjithë bregu u lumit Vardar.

Mançevski theksoi se për zbatim të suksesshëm të aksionit do të angazhohen udhëheqësit e institucioneve, gjegjësisht kryeministri, ministrat, kryetarët e komunave dhe drejtorët e institucioneve që do të jenë të pranishëm në këto lokacione, ndërsa Qyteti i Shkupit në mënyrë shtesë ka siguruar edhe mekanizëm përkatës për lokacione të caktuara.

Deri te lokacionet që ndodhen pak më ëarg qendrës së qytetit veçanërisht Akveduktir dhe Saraji, NQP ka siguruar edhe transport. Të gjithë të cilët janë përfshirë në aksion është siguruar pajisje gjegjësisht doreza mbrojtëse dhe thasë.

Aksionin, informon Mançevski, e ndihmoi Zyra e BE-së në Shkup dhe ambasadori Samuel Zhbogar, duke shtuar se qëllimi kryesor krahas kësaj që do të pastrohet para së gjithash është ngritja e vetëdijes te qytetarët.

Përfaqësuesja e shoqatës civile “Mos u bë mbeturinë” Irena Ristiq konsideron se duhet të punohet në atë që të edukohen fëmijët, ndërsa të rriturit të ndëshkohen, sepse, siç thotë, “është pak vonë të edukohen” dhe konsideron se ndëshkimet do të kryejnë punë.

“Këtë që duhet ta mësojmë për fillim, disa hapa foshnjash për fat të keq, është se zhardinjerët nuk kanë shporta për mbeturina, se gjethet e mbledhura nëpër rrugë nuk janë ftesë ta hidhni atë që nuk ju duhet mbi to, se shkurret gjithashtu kjo është fenomenale pse njerëzit i mbushin shkurret me mbeturina, këtë asnjëherë nuk do ta kuptoj”, tha Ristiq.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Mançevski informoi se propozohen heqje të softuerit “Balanser” i cili paraprakisht e përcaktonte përkatësinë etnike për çfarëdo qoftë punësimi, dhe siç thotë, nuk ekzistojnë sanksione ligjore për dikë i cili do të tentojë të luajë me sistemin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments