Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionTe jetosh ne Kosove

Te jetosh ne Kosove

Të jetosh në Kosovë

  Fluksi i emigrimit të qytetarëve të Kosovës gjatë dita ditës po intensifikohet edhe më shumë. 

Sipas mediave kosovare, prej në dhjetor të vitit të kaluar, e deri në fillim të muajit shkurt, kanë ikur deri më 50 mijë qytetar në drejtim të Evropës, por edhe në drejtim të kontinentit Amerikan.

Cili është shkaku i ikjes së qytetarëve?  Cili është qëllimi i tyre?  A mendojn se me ikjen do të zgjidhen problemet?

Nëse do thoshim që shkaku kryesorë i ikjeve apo të emigrimit të qytetarëve është krijimi i kësaj qeverie, atëherë i bie që zgjedhjet në Kosovë të ishin të manipuluara, sepse është e pamundur që një qeveri e cila zotëron 70% të konsensusit popullor, të konsiderohet si shkaku kryesor që qytetarët që e kanë votuar të ikin, dhe ky shkak në një mënyrë automatikisht bie në ujë, dhe që shkaku kryesor i ikjeve nuk është krijimi i kësaj qeverie, por politikat e kësaj qeverie dhe të gjithave qeverive te pasluftës.

Ja fakti: Në vitin 1999, Serbia nga Kosova i dëboi gati 1 milion njerëz dhe shumica e tyre, përveç se në Shqipëri dhe Maqedoni, ata shkuan edhe në vëndet perëndimore, por pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës, thuajse të gjithë emigrantët pa i detyruar dhe shtrënguar askush, u kthyen në Kosovë, me shpresën se po e ndërtojnë lirin dhe që liria do ju sjell zhvillim dhe punësim.

Tani pas 16 vitesh, njerëzit e kanë humbur shpresën se një politik e mirë, se një qeveri e drejtë, se një autoritet moral politik, do të mund të krijojë kushte për një jetes dhe për një mirqënie modeste.

Njerëzit janë të lodhur nga këto politika zhgënjyese të cilat premtuan shumë, dhe nuk ju ka mbetur asgjë tjetër pos të marrin rrugën drejt perëndimit me shkakun për një jetë më të mirë.

Faktet e dëshpërimit janë të shumta, si 40-50% e popullsisë janë të papunësuar, mbi 70% e rinisë është e papunë, deficiti i lartë tregtar, numri i vogël i investitorëve të huaj, burokracia dhe korrupsioni, proçesi i ngadalshëm në reformimin e ambientit biznesor, politika diskriminuese në punësim dhe biznes, dhe sa i përket çeshtjeve ekonomike, Kosova ka hyrë në një krizë të thellë dhe gjendet para falimentimit, dhe gjithashtu qytetarët satirizohen me luksin e tepruar të pushtetarëve, pra gjithë këto shkaqe dëshpërimi, njerëzit e manifestojnë me largim nga vendi i tyre.

Korrupsioni në vënd është mbi nivel, është një armik i qytetarëve dhe armik i vërtetë në zhvillim, sepse ata që mund t’a kontrollojnë të njejtën janë jashtë kontrollit, janë të fryrë dhe të infektuar me mashtrim, korrupsion dhe abuzim të pushtetit, dhe jo që fuqia e tyre ju jep shtytje drejt korrupsionit, por frika e humbjes së pushtetit i dërgon drejt saj.

Autor: Behar Osmani 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!