In memoriam
Pas një sulmi në zemër (infarkt) në paraditën e ditës së martë 8.09.2020 pushoj së rrahuri pulsi i prof. Y.Zendelit.U lind në Strugë 1955.Në vendlindje e kreu shkollën fillore dhe të mesme.Regjistrohet në Fakultetin e shkencave matematiko-natyrore në degën e Fizikës,në Prishtinë ku e mer edhe titullin profesor i Fizikës.Në vitin1980 u punësua si prof. I Fizikës në Qendrën e shkollës së mesme “Niko Nestor” ku punon deri në vitin 1987,dhe po këtë vit emigron në SHBA. Disa vite jetoj dhe punoj në SHBA. Në vitin 1993 kthehet në vendlindje dhe përsiri punësohet në shkollën e mesme si profesor i Fizikës. Me themelimin e gjimnazit dr “Ibrahim Temo” Ymyt Zendeli kalon si profesor në këtë shkollë ku punon deri në pensionimin e tij 2019.Në vitet e 70 të shek.20 Ymyti si adoleshent angazhohet në grupin muzikor “Strushki Biseri” (Margaritarët e Strugës) që vepronte në suazat e hotelit Drim,dhe plot 30 vite ishte anëtar i këtij grupi. Në vitin 2017 e botoj librin e tij “Proverba latine në shqip”,është përkëthyes i punimeve të Ajnshtajnit prej anglishtes në shqip,(që për shkaqe financiare nuk i botoj). Ymyti i takonte një gjenerate që me përkushtim dhe dashuri të madhe e kryente punën e profesorit. Nuk pranoj që të punoj si asistent në fakultetin e Shkencave matematiko-natyrore në Prishtinë në katedrën e Fizikës, pasi kishte dëshirë të punoj në qytetin e lindjes,të jetë në shërbim të rinisë Strugane.Jeta e tij ishte jetë e një altruisti të madh,shokut shembullor, profesorit të dashur, prindit bujar, muzikant që me gitarën e tij i relaksonte edhe zemrat e zemruara.Ishte plot me humor.Me shum mjeshtri dinte ti disponoj kolegët pas punës së lodhshme me barcoletat e tij simpatike. Ymyti ishte një person që me tër unin e tij jetonte dhe punonte për tu ndihmuar të tjerëve.Ishte modest dhe nuk I dëshironte fjalët e mëdha. Për,nxënësit e tij nuk e kursente as kohën as energjinë.Orët e fizikës I bënte të jenë orë më atraktive, prandaj edhe nxënësit e adhuronin. Ai ishte si një “diell “që çdo herë rezatonte ngrohtësi.
Pasi ishte modest me shumë modesti folëm për jetën e tij. Ymytin çdo here do ta kujtojmë si profesor shembullor dhe sharmant, ai çdo here do të jetë në kujtimet tona.
Pergatiti (Profesor. Muhamet Borova)