UÇK-ja trime bëri gati me gjak e jetë tryezën ku më pas do të firmosej Marrëveshja e Ohrit. Lavdi të Përjetshme Dëshmorëve, atyre që janë dëshmia më sublime e dashurisë për Jetën dhe Paqen! Kështu shkruan Arben Taravari i ASH-së, i cili sot ndodhej në Sllupçan të Likovës për të shënuar 24 vjetorin e fillimit të luftineve të UÇK-së në Karadakun e Likovës.
“Isha në Sllupçan, aty ku si sot e 24 vjet përpara erdhi liria dhe emancipimi i këtij vendi.
UÇK-ja trime bëri gati me gjak e jetë tryezën ku më pas do të firmosej Marrëveshja e Ohrit.
Lavdi të Përjetshme Dëshmorëve, atyre që janë dëshmia më sublime e dashurisë për Jetën dhe Paqen!”, shkruan Taravari.