Kryetari i ri i Komunës së Gostivarit dhe sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari në një intervistë të shkurtë për Tv Telma ka theksuar se kryeministri Zaev ka shkelur rekomandimet e Pribes në zgjedhjet lokale në Maqedoni duke u zotuar publikisht që Qeveria do qëndrojë prapa kandidatëve të BDI-së nëse ato fitojnë në komunat ku garojnë, transmeton Zhurnal.mk
“Kryeministri Zaev disa herë ka ardhë në Gostivar dhe ka bërë thirrje që të votohet kundërkandidatim im, që është në kundërshtim me rekomandimet e Pribes. Si kryeministër nuk ka guzuar që të thotë se nëse fiton Bejta e gjithë qeveria do ti qëndrojë prapa. Por eshe përkundër kësaj unë kam thënë se do të fitojë dhe fitova në Gostivar. Pas fitores nuk më ka uruar kryeministri Zaev për fitoren. Ai duhet të uroj të gjthë kryetarët e zgjedhor jo vetëm mua”, thotë Taravari.
Ai theksoi se pas zgjedhjeve lokale nuk jemi ulur të bisedojmë me kryeministrin Zaev, as lideri Sela nuk është takuar. “Sipas të gjitha rregullava ai duhet të na ftojë në takim dhe të bisedojmë. Sa i përket ministrit të ardhëshëm të Shëndetësisë medoj se për këtë ështje duhet të vendosin organet e partisë”, theksoi Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit dhe sekretar i përgjithshëm i ASH-së.
I pyetur nëse në Qeverin reformatore kyçet edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit ai tha se Aleanca për Shqiptarët në këtë rast nuk ka çfarë kërkon në këtë Qeveri. “Paramendoni Menduh Thaçin dhe Ernad Fejzullahun me një anë dhe në anën tjetër Ali Ahmetin e Musa Xhaferin. Çfarë qeverie reformatore do të jetë ajo. Që në fillim ja kemi thënë kryeministrit Zaev këtë”, nënvizoi Taravari.
Përndryshe, Arben Taravari për dy ditë pritete të marrë edhe zyrtarishtë drejtimin e kreut të komunës së Gostivarit.