Sunday, September 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTaravari: Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin

Taravari: Ndryshimet kushtetuese duhet të ndodhin

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në pyetjen e gazetarëve se çka e pret Maqedoninë e Veriut nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese u shpreh se ka sinjale të qarta se Maqedonia e Veriut do t’i hap negociatat me Bashkimin Evropian bashkë me Shqipërinë.

“S’dua ta besoj besoj atë gjë, tashmë shihen sinjale të qarta edhe prej partisë opozitare maqedonase VMRO dhe janë të gatshëm të votojnë ndryshime kushtetuese. Nuk ka rëndësi se si do të duket qeveria e ardhshme ose si do të organizohet pushteti në gjashtë muajt e ardhshëm, me rëndësi është se jepen sinjale të qarta që Maqedonia e Veriut me shumë gjasë do t’i hap negociatat me Bashkimin Evropian së bashku me Shqipërinë”, u shpreh kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Ai shtoi nuk do të ishte aspak mirë nëse vendi nuk i fillon bisedimet me Bashkimin Evropian duke theksuar se fokusi duhet të jenë integrimet evropiane.

Ndryshe, kreu i ASH-së, gjatë ditës së djeshme në konferencë për shtyp tha se për partinë e tij, integrimet evropiane janë primare dhe se së pari duhet të ndryshohet Kushtetuta dhe më pas fillohet edhe me hapjen e negociatave./TS/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments