Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, njëherit edhe kryetar i komunës së Gostivarit, Arben Taravari sonte në emisionin 200 Alsat M ishte në një përballje televizive me deputetin e BDI-së Artan Grubi.
Arben Taravari ka thënë se po mos të ishte LSDM dhe shteti me brutalitetin më të madh, BDI në zgjedhjet e fundit lokale do të ngelte me një ose dy komuna, sepse gjitha tjerat do i fitonin partitë opozitare, por LSDM dhe aparatura shtetërore e ndihmuan BDI-në që ti fitoj këto komuna shqiptare që sot i qeverisë BDI.