Takohen Ali Ahmeti dhe Zoran Zaevi: Janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re
Takohen Ali Ahmeti dhe Zoran Zaevi: Janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re
Ndryshimi i fundit 18:40 13 Gusht, 2020
Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti dhe Kryetari i LSDMsë Zoran Zaev zhvilluan takim pune në atmosferë konstruktiv dhe konstatuan se ekzistojnë baza të mira për përparim.
Sot pasdite përfundoi takimi i punës në mes të BDIsë dhe LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi në të cilin morën pjesë kryetarët Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dhe Sekretarët partiak, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi.
Takimi u realizua pas dhënies së mandatit të Zoran Zaev nga Presidenti Pendarovski për formimin e Qeverisë me mandat katërvjeçar.
Në takimin konstruktiv dhe produktiv që zgjati tre orë janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re evropiane të përkushtuar në integrimet evropiane, në ekonomi, barazi dhe në sundimin e ligjit.
Bisedimet mes dy partive do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës në nivel të Sekretarëve partiak.