Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTakimi Zaev-Ahmeti, asnjë deklaratë për mediat

Takimi Zaev-Ahmeti, asnjë deklaratë për mediat

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kanë mbajtur takim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Takimi i Zaevit dhe Ahmetit vjen pas situatës së fundit të krijuar politike, me të cilën VMRO-DPMNE-ja paralajmëroi se ka shumicë të re parlamentare.

Në dalje të takimit, as kryeministri Zaev e as Ahmeti nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Kujtojmë që sot në Kuvend partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, dorëzoi iniciativë për votëbesimin e Qeverisë, për të cilën thonë se e njëjta do të përkrahet nga më shumë se 61 deputetë.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, deputeti i Alternativës Skender Rexhepi, tha se edhe pse është nënshkruar në iniciativën për votëbesimin, nuk do ta përkrahë atë në Kuvend, derisa nuk largohen deputetët e partisë “E Majta”.

Kurse, nga ana tjertër, sekretari i përgjithshëm i ASH-së Arben Taravari, ka paralajmëruar se po negociojnë edhe me disa deputetët të BDI-së, për të cilët siç tha, do ta përkrahin rrëzimin e Qeverisë LSDM-BDI.

Ndryshe, seanca për votimin e votëbesimit të Qeverisë është caktuar për të enjten në ora 11:00.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments