Tuesday, March 25, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTakimi Osmani- Blinken në Samitin e NATOs në Vilnius

Takimi Osmani- Blinken në Samitin e NATOs në Vilnius

Kryediplomati Bujar Osmani në kuadër të Samitit të NATO-së në Vilnius është takuar me të parin e Diplomacisë amerikane, Sekretarin e shtetit Entoni Blinken.

Maqedonia e Veriut në mandatin e Bujar Osmani është maksimalisht e përkushtuar në avancimin e marrëdhënieve me SHBA-në. Kjo ka rezultuar me Dialogun Strategjik, që po i jep edhe frytet e para. Ministri Osmani i ka shprehur Sekretarit të shtetit amerikan mirënjohje për mbështetjen e pahamendur ndaj procesit tonë të integrimit europian si një kontribut i rëndësishëm për stabilitetin dhe progresin e vendit dhe të gjithë rajonit.

Osmani ka njoftuar Blinkenin edhe me ballafaqimin e sfidave në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE.

Blinken ditë më parë e ka vlerësuar lartë kryesimin e OSBE-së nga Maqedonia e Veriut, respektivisht kryesuesit Bujar Osmani.

“Kryesimi i deritanishëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në është fantastik!”, ka thënë Blinken.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments