NEUE ZURCHER ZEITUNG SHKRUAN PER FUTBOLLISTIN SHQIPTAR
Super talenti shqiptar nga Maqedonia që po çmendë zviceranët
Talenti shqiptar 18-vjeçar nga Maqedonia që është aktivizuar te FC Grasshoppers i Cyrihut, ka bërë një hap të rëndësishëm duke kaluar nga juniorët në ekipin e parë. Por, edhe juniorët e ekipit përfitojnë nga pasardhësi i migrantëve nga Maqedonia.
Nga fundi i shtatorit, përgjegjësit e FC Grasshoppersit kanë pasur kënaqësinë e madhe që të nënshkruajnë kontratë katërvjeçare me talentin shqiptar 18-vjeçar, Nedim Bajrami. Për afirmimin e tij ndoshta ka ndikuar babai i tij i cili në një intervistë televizive kishte deklaruar se afirmimi i djalit të tij ishte më primare se sa paratë. Dhe ky afirmim është tepër premtues.
Të shtunën në ndeshjen kundër ekipit të Lausanne-Sport, kapiteni shqiptar i Kombëtares zvicerane U-19, e intensifikoi tempon e lojës duke krijuar hapësirë në fushë të gjelbër dhe duke ndihmuar Jeffren për të shënuar. GC fitoi ndeshjen me 2:0.
Gjatë kësaj ndeshje Nedimi luajti ashtu siç kishte dashur trajneri i ekipit Murat Yakin: Ai është dashur ta thyejë lojën e mysafirëve me përpjkejet e tij fizike. “Është një djalosh i mirë, i cili gjithnjë është duke përparuar”, ka deklaruar trajneri për “NZZ” pas ndeshjes, përcjellë “Shtegu.com”. Edhe gjatë pjesës së dytë të sezonit, ai ishte aktivizuar në konkurrencën e shumë të rinjve dhe shpeshëherë angazhimet e tij kanë qenë të stërngarkuara, pasi ekipit i kërcënohej largimi nga rangu më i lartë i futbollit zviceran.
Ekipit i kishte humbur orientimi pas largimit të trajnerit suedez Kim Källström, por tashmë kjo është një periudhë e shkuar dhe çdo gjë është duke funksionuar si është më së miri. Nën udhëheqjen e Yakinit, djaloshi shqiptar e ka ndryshuar pozitën duke kaluar në sulmues, ndërsa paraprakisht ka luajtur në mesfushë. Për angazhimin e tij, kolegët kanë vetëm fjalë miradie: Nedimi është një super yll me talent të pashoq”, ka pohuar kapiteni i ekipit Vilotiç.
Nedim Bajrami është rritur në Zvicër, gjyshi i tij para shumë vitesh ka ardhur këtu nga Maqedonia. Me te ai ka një marrëdhënie të shkëlqyeshme, ndërsa për shkak të shëndetit të dobët, ai e viziton dhe e ndihmon shumë shpeshë.