Sunday, October 13, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiSupa që është më e fuqishme se antibiotikët

Supa që është më e fuqishme se antibiotikët

Kjo supë që po ju sjellim më poshtë përpos që është e shijshme, do të ju ndihmojë që të tejkaloni infeksionet e veshit, ftohjet, gripet dhe shumë probleme të tjera shëndetësore.
Supa me trumzë, qepë të kuqe dhe hudhër do të ju ndihmojë që të përballoni ftohjet dhe gripet ashtu si edhe të gjitha sëmundjet tjera që vijnë si pasojë e një imuniteti të dobët.

Madje sipas një studimi të fundit të kryer nga Universiteti i Washingtonit del se hudhra është 100 herë më efektive se sa dy nga antibiotikët më të shitur në botë, transmeton Klan Kosova.

Përbërësit:

6 filxhanë (250 ml secili) lëng pule

1 lugë çaji trumzë të freskët

2 lugë çaji vaj ulliri

50 thelpinj hudhre, të pastruar dhe qëruar

1 filxhan pavllakë

1 grusht barishte të freskëta – majdanoz, trumzë, gjethe dafine (mund të përdorni edhe barishte të thata)

2 lugë gjelle buter

2 qepë të mëdha të copëtuara

3 filxhanë bukë bajate, të prerë në kubëza

Përgatitja:

Derisa furra është nxehur në 180 gradë, ju duhet të preni majat e kokës së hudhrës (1/3). Mbështillni hudhrën dhe vajin e ullirit në një folie alumini. Piqni në furrë për 90 minuta dhe më pas lërini të ftohen.

Në një tenxhere, mbi nxehtësi mesatare, vendosni dy lugë vaj ulliri dhe buteri. Zieni qepët për 10 minuta, më pas shtoni hudhrat e pjekura më herët. Përzieni mirë, shtoni supën e pulës, trumzën e prerë dhe barishtet e freskëta ose të thata.

Ndaleni nxehtësinë, shtoni bukën dhe lëreni të ziejë edhe për pesë minuta, derisa buka të zbutet.

Largoni barishtet dhe supën e mbetur vendoseni në mikser (blender) derisa të krijoni një masë homogjene.

Kthejeni në tenxhere, dhe nëse dëshironi për shije, shtoni pavllakën.

Supa juaj është gati, shijojeni!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments