Friday, February 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeMaqedoniSulmohen tre policë në mal në afërsi të kufirit me Serbinë

Sulmohen tre policë në mal në afërsi të kufirit me Serbinë

Tre policë janë sulmuar fizikisht rreth orës 10 e 20 minuta, njofton MPB. Rasti ka ndodhur të hënën, kurse sulmin e kanë kryer D.T. (54), me bashkëshorten e tij Z.T. (40) dhe djemtë adoleshentë.
Sulmi ka ndodhur në fshatin Odren, Komuna Rankovc, që gjendet afër kufirit me Serbinë. Policët është dashur të intervenojnë për të konfiskuar një traktor të ngarkuar me dru në mal pa leje adekuate, pronë e 54 vjeçarit D.T.

Ai ka transportuar me traktor tre metra kub drunj për ngrohje. Me rastin e intervenimit të policëve, D.T. e ka goditur me shkop hekuri një polic, bashkëshortja e tij ka kafshuar një polic tjetër, kurse njëri prej djemve adoleshentë ka goditur me dorë njërin prej policëve.

Sulmuesit janë arrestuar dhe janë dërguar në stacionin policor në Kriva Pallankë. Për rastin është njoftuar edhe Prokurori Publik dhe Qendra për punë sociale në Kriva Pallankë.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments