Saturday, July 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSulmohen me shok bomba gjatë natës forcat policore në veri

Sulmohen me shok bomba gjatë natës forcat policore në veri

Tri shpërthime raportohet të kenë ndodhur gjatë natës në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas Drejtorit rajonal të Policisë për veriun, Veton Elshani, shpërthimet kanë ndodhur në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan.

Njëri rast, sipas Elshanit, ka ndodhur teksa një veturë e Policisë po patrullonte, ndaj të cilës janë hedhur gurë por edhe një shok bombë.

Sulm ka pasur edhe në oborrin e stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, por edhe në afërsi të stacionit policor në Zveçan.

“Në intervalin kohor prej orës 23:30 deri në orën 01:30, kanë ndodhur tri shpërthime. Një ka ndodhur në rrugë gjatë patrullimit të policisë, vetura e policisë është gjuajtur me gurë dhe dyshohet se është hedhur një shok bombë. Një ka ndodhur në stacion të Policisë në Mitrovicë të Veriut, saktësisht në oborr. Dyshohet se janë hedhur dy shok bomba. Shpërthimi tjetër ka ndodhur në Zveçan, në afërsi të stacionit të policisë”, tha Elshani për Klankosova.tv.

Sipas tij, nga këto shpërthime nuk ka të lënduar, përpos dëmeve materiale që i janë shkaktuar veturës së policisë nga hedhja e gurëve.

Në dy rastet tjera, nuk raportohet për dëme apo lëndime në njerëz.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments