Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSulmohen faqet e internetit të ministrive

Sulmohen faqet e internetit të ministrive

Sulmi ndaj faqeve të internetit të institucioneve shtetërore nuk ndalet. Këtë herë objekt sulmi të hakerëve janë dy ministri. Ueb faqet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit që dje janë në shënjestër e sulmeve anonime të cilët vazhdojnë edhe sot. Në vend të përmbajtjeve të këtyre institucioneve, u shfaq kjo fotografi në të cilën grupi Anonim dërgon mesazhe që nuk do të ndalojnë me hakimin e faqeve të internetit.

“Në Maqedoni ende ka njerëz që angazhohen për këtë vend. Ne jemi një prej tyre dhe ju jeni armiku ynë më i madh për momentin. Ky është vetëm fillimi, nuk do të jetë e lehtë të shpëtoni nga ne. Tani do të ketë fundosje”, kanë shkruar hakerët. Lidhur me këtë sulm, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se përkundër uebfaqes së hakuar, nuk u funksionojnë as e-mailat zyrtar. Ministria e Brendshme heton se kush qëndron prapa hakerave anonimë.
“Deri te sektori për kriminalitet kompjuterik dhe forenzikë digjitale në MPB kanë arritur denoncime nga këto institucione dhe ajo që mund të them është se menjëherë po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e këtyre rasteve”- Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së

Profili “Anon OPS Mkd” në rrjetin social Tuiter mori përgjegjësinë e sulmit, ndërsa paraprakisht edhe për faqen e KSHZ-së. Nga sektori për kriminalitet kompjuterik në MPB kanë konstatuar se sulmuesit e faqes së KSHZ-së kanë kryer sulm “DDoS” apo një nga sulmet më të fuqishme të softuerëve. Ai është kryer nga qindra kompjuterë paraprakisht të sulmuar që hakerët i kanë pasur nën kontroll. Ky sulm ka pamundësuar shpalljen e rezultateve zgjedhore. MPB vazhdon të hetojë kush e ka porositur sulmin kompjuterik.

Igor Stefanovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!