Pesë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë u plagosën pas një sulmi me armë në një lokal LGBTQ në Kolorado.
Si autor u identifikua një 22-vjeçar me histori kriminale edhe në të shkuarën, i cili pas të shtënave të para, u neutralizua menjëherë nga pronarët e klubit.
Policia po zhvillon hetimet për të përcaktuar nëse të shtënat ishin një krim urrejtjeje dhe nëse janë të përfshirë më shumë se një person.
Nuk ishte hera e parë që 22-vjeçari Anderson Lee Aldrich akuzohej për një krim. Ai ishte arrestuar më parë me akuzat se kishte kërcënuar të hidhte në erë nënën e tij me një bombë të bërë vetë.