Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSulejman Rexhepi: Ky është shtet policor, zero marrëdhëniet me këtë qeveri

Sulejman Rexhepi: Ky është shtet policor, zero marrëdhëniet me këtë qeveri

Kryetari i Bashkësisë Fetar Islame, Reis ul Ulema Efendi Sulejman Rexhepi pas mbarimit të mbledhjes së Rijasetit, ka thënë se ajo që është diskutuar në mbledhjen e tyre të jashtëzakonshme, është një pikë qendrore.

“Rijaseti i BFI-së në strukturën e vetë, është tepër e indinjuar dhe ka shqetësime të mëdha dhe nuk e ka dëshiruar asnjëherë kjo punë të ndodhë. Për arsye se e keqja thonë mund të bëhet shpejtë dhe mund të lenë pasoja shumë afatgjate. E mira ngadalë ndërtohet por shpejt harrohet., Kjo është një e keqe e madhe që është bërë në BFI. Më tej nuk kem primat të folmi fjalë të mira ndaj pushtetit. Ky shtet është policor, nuk ka pushtet legjislativ, as gjyqësor nuk ka, asgjë të pavarur nuk ka”, ka thënë Sulejman Rexhepi, raporton SHENJA.

Ai ka thënë se Maqedonia është një shtet policor. Sipas tij, duhet që kjo të ndryshohet rrënjësishtë.

“Kemi shpresiar që strukturr e pushtetit, që kanë pasur premtime se do të bëjnë reforma të hatashme, si në fushën juridike dhe reforma tjera, ku do të krijojmë atmosferë qytetarët e Maqedonisë të jetojnë të qetë në harmoni dhe në tolerancë. Por ndihem fajtor që e kemi dhënë mendime paraprake duke ju besuar atyre që gënjejnë, janë gënjeshtar të mëdhenj. Besimi mes BFI-së dhe strukturave qeveritare në Maqedoni është mos të them inekzistuese ështeë afër zeros.”, shtoi më tej Rexhepi, raporton SHENJA.

Ai tha se në vend ka gjendje anarkike dhe se ai personalisht nuk i frikësohet policisë.

“Prej fillimit ka qenë xhamia e Ali Pashës e rrethuar me policë, ndërsa nga ana tjetër kanë kërkuar nga populli të dal dhe të them të votojnë ata, se kta janë ‘xhenetli’. Shqetësimet tona janë shumë të mëdha. Nuk kemi dashur asnjëherë të na ndodh. Anarkia ka këtë karakter. Kam bindje, ku thuhet se liri pa kufij nuk ka. Në anarki mund të jeton vetëm i forti. Neve na akuzojnë se ne bëjmë kërcënime., Nuk bëjmë sepse nuk kemi forcë. Ne nuk kemi armatim që ta frikësojmë dikë. Ky zollum nuk do të falet asnjëherë. Duhet rrënjësisht të ndryshoje situata që të kemi bashkjetesë. I ftojë të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallim feje dhe kombi të jenë të vëmendshëm, nëse duan ky shtet të përpara duhet të kenë ndërgjegje, moral. Ne nuk do të pranojmë të jemi objekt i mashtresave”, tha më tej Rexhepi.

Rexhepi ka kërkuar nga partitë të proviencës myslimane të ngrejnë zërin për këto ngjarje.

“Kam obligimi, të theksoj të gjithë subjektet politik të provincës islame, nëse nuk e ngrenë zërin, vota kur nuk do të kenë nga muslimanët. Ne i luftojmë për të drejtat tona. Disa subjekte politike luftojnë për karrige, interesa grupore dhe partiake. Nuk luftojnë për harmoni. Ne do të kyçemi në propagandën parazgjedhore”, deklaroi Rexhepit.
Sipas tij, gjykatësja ka sjellë vendim duke u mbështetur në dokumentacione të falsifikuar.

“Mundet një fëmijë i djepit ta kupton se është fals. Por e bënë me qëllim që të nënshtrohen BFI-në. O burra nuk i trembënm policisë. Mund ta respektoj nga vetëdija ime se duhet të ketë polic, por me frikësuar me polici. Skender Buzaku ka kërkuar që të intervenoj policia financiare. Nuk ka forcë që mund ta ndale një individ të BFI, krejt jemi solidar të gjithë jemi për një, një janë për të gjithë. Andaj, nuk duam dhe përmes jush, ta informojmë popullatën se nuk do të ju gjunjëzohemi askujt.

Nuk ka asnjë keqpërdorim. Kur kanë dashur kanë ardhur kanë bërë kontrolle. Por jo t’i përdorin saher që duan. Nuk njohim polici, o bura. Kërkojmë që ajo të ndëshkohet penalisht dhe nuk guxon të ushtron funksionin e gjykatëses”, u shpreh Sulejman Rexhepi, raporton SHENJA.

Për Buzakun tha se ai asnjëherë nuk mund të bëhet kryetar i BFI-së dhe nëse ndodhë nj gjë e tillë atëherë nuk do të ekzistoj BFI.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments